Roli i Lajçak për disbursimin e mjeteve nga Plani i Rritjes së BE-së për Kosovën, Bislimi jep detaje
Lexohet për: 1 min.
bislimi-2
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka thënë se progresi në dialog nuk varet nga Kosova por nga destruktiviteti i Serbisë.

Sipas tij, situata tash është e komplikuar për shkak se disbursimi i mjeteve nga Fondi i Rritjes së BE-së për Kosovën dhe Serbinë do varet nga vlerësimi i emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak për konstruktivitetin e palëve. Ai thotë se ky konstruktivitet do të varet se në ç’masë palët e pranojnë planin e sekuencimit si bazë.

Ai shtoi se Lajçak nuk mund të bllokojë fondet për Kosovën, por vetëm do të raportojë për konstruktivitetin e palëve. Krahas kësaj, zëvendëskryeministri tha se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës duhet të hiqen sa më parë dhe se të njëjtat kanë qenë të padrejta.

Ai theksoi Asociacioni nuk ka qenë kusht për heqjen e masave. Bislimi këto komente i bëri pasi raportoi në Komisionin për Integrime Evropiane.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025