“Ka kryer fyerje dhe kërcënime ndaj ne të akuzuarve”, Thaçi i shpreh gjykatës shqetësimin për rojën që u bë prokuror
Lexohet për: 4 min.
Dëgjoje me zë...
“Ka kryer fyerje dhe kërcënime ndaj ne të akuzuarve”, Thaçi i shpreh gjykatës shqetësimin për rojën që u bë prokuror
thaci hage
04/09/2025 - 16:43
Linku u kopjua

John Devaney, roje burgu në Qendrën e Paraburgimit në Hagë – ku po mbahen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi – i ka keqtrajtuar dhe kërcënuar fizikisht katërshen e UÇK-së. Këtë e tha ish-presidenti Thaçi në seancën e 27 marsit të këtij viti, kur kërkoi fjalën nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, raporton KosovaPress.

Devaney - tash prokuror, fillimisht ishte roje e thjeshtë në Sheveningen të Hagës, por u gradua në disa pozita brenda një periudhe të shkurtër.

Ish-eprorët e UÇK-së po mbahen në qendrën e paraburgimit prej vitit 2020. Ata po përballen me një proces të tejzgjatur gjyqësor nën akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Më poshtë janë disa nga deklarimet e Thaçit të bëra në seancën e 27 marsit:

“Kjo Gjykatë është e Kosovës. E ka themelu Kuvendi i Kosovës me punu sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe besoj që kështu dhe do të përmbyllet ky proces. Por në të njëjtën kohë shqetësimet që i kemi kaluar në këto katër vite e gjysmë këtu, me të njëjtën periudhë kohore, në të cilën sot ballafaqohemi me Prokurorin përballë nesh, dëshiroj të shpreh shqetësime dhe të jeni të informuar dhe ju si Kryegjyqtar dhe në të njëjtën kohë si Panel. U çuditëm sot shumë kur dhe u befasova kur sot përballë nesh u shfaq zotëriu në fjalë. Emri nuk ia di as mbiemrin dhe s’është me rëndësi, që në qendrën e paraburgimit kur kemi ardhur fillimisht dhe për disa vite, është paraqitur si roje burgu, pastaj si hetues pranë qendrës së paraburgimit, pastaj si shef -- si zëvendësshef i qendrës së paraburgimit dhe nganjëherë dhe shef i qendrës së paraburgimit. Për të gjitha këto që flas ekzistojnë faktet dhe dëshmitarë”, ka deklaruar Thaçi.

“I nderuar Gjykatës, zotëriu në fjalë - z. Prokuror sot, dje roje burgu – [REDAKTUAR] 19 [REDAKTUAR] 20 [REDAKTUAR] E ne, të katër që jemi të akuzuar në procesin numër, as cigaret s’përdorim. Okej. Personalisht ka kryer kontrolle, Prokurori aktual [REDAKTUAR] [REDAKTUAR]  [REDAKTUAR]”.

“Në raste të caktuara, i nderuari Kryetar i Gjykatës, të nderuar Panel Gjykatës, ka kryer fyerje dhe kërcënime dhe fizike ndaj ne të akuzuarve. Na ka fyer dhe ka kryer dhe kërcënime fizike Prokurori që është sot përballë nesh. Nga praktikat e zotëriut, [REDAKTUAR] [REDAKTUAR] [REDAKTUAR] dhe të tjerëve edhe ma gjatë [REDAKTUAR] [REDAKTUAR] Edhe kjo praktikë mu më shqetëson kur sot e shoh këtë zotëri dje paraqitej si roje burgu dhe sot Prokuror, një praktikë e tillë as ndaj disidentit rus Navalny nuk është praktiku ku mbas 20 ditësh iu kanë ndalu, kanë reagu të gjithë. Dhe, krejt në fund, i nderuari Kryetar i Gjykatës, të nderuar Panel, zotëriu [REDAKTUAR] [REDAKTUAR] [REDAKTUAR] me avokatët”, ka thënë tutje ish-presidenti Thaçi.

Në po atë seancë, prokurori kishte pohuar angazhimin e tij në qendrën e paraburgimit.

Biseda në mes tij dhe kryetarit të trupit gjykues:

Devaney: I nderuar Gjykatës, është e saktë që unë kam punuar në njësinë e menaxhimit të objektit të paraburgimit para disa vjetësh. Nuk më kujtohet që t’i kem [REDAKTUAR]

Gjykatësi Smth: Sa vjet ka?

Devaney: E kam shkëputur marrëdhënien e punës prej aty në fund të vitit 2022. Dhe kam dhe një [REDAKTUAR] e cila është e nënshkruar lidhur me këtë.

Gjykatësi Smth: Problemi është që nuk duan që të vijojnë me procesin. Kështu që do t’ju kërkoj që t’i përgjigjeni kësaj.

Devaney: Një çast, i nderuar Gjykatës.

[Përfaqësuesit e Prokurorisë këshillohen]

Devaney: I nderuar Gjykatës, nuk kam argumente materiale për të bërë. Do të them vetëm që -- mund të them vetëm që znj.Iodice është e gatshme që të marrë rolin tim për të trajtuar ndonjë shqetësim të Mbrojtjes.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026