Rohde: A do të reagojë Lista Serbe për sulmet ndaj Policisë së Kosovës?
Lexohet për: 1 min.
Jorn Rohde (5)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në vend, ku terroristët serbë vranë rreshterin policor Afrim Bunjaku. Ai ka kritikuar Listën Serbe se po heshtë ndaj një sulmi vrastar ndaj Policisë së Kosovës.

“As e gjithë bota përfshirë. Kisha Ortodokse Serbe është tronditur dhe dënon ngjarjet e djeshme: Pyes veten nëse edhe Lista Srpska do ta ndalë heshtjen e saj dhe do të na bashkohet të gjithëve në qëndrimin tonë të qartë kundër këtij sulmi vrastar ndaj Policisë së Kosovë”, tha ai.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së diel është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa janë plagosur edhe policë të tjerë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjskë të Zveçanit ku terroristë serbë kanë sulmuar patrullën policore.

Sipas informacioneve zyrtare, tre sulmues kanë mbetur të vrarë ndërsa janë arrestuar gjashtë persona. Ndërsa në Manastri të Banjskës Policia e Kosovës ka gjetur arsenal armësh.

Institucionet e Kosovës kanë deklaruar se aksioni në kërkim të sulmuesve është duke vazhduar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024