Rizvanolli: Trajnimet në TIK rrisin produktivitetin në industrinë e vendit
Lexohet për: 2 min.
artanee
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli deklaroi se trajnimi në sektorin e TIK-ut rritë produktivitetin në të gjithë industrinë e vendit.

Këto komente Rizvanolli i bëri në përmbylljen e raundit të gjashtë të trajnimeve semestrale për rreth 300 të rinj nga fushat e “Java Programming”.

Ministrja tha po ashtu se Kosova është kampione në rajon, e po ashtu e krahasueshme me shtetet e BE-së për përdorim të internetit.

“Trajnimi në sektorin e TIK-ut e rrit produktivitetin në të gjithë industrinë e vendit. Njohuritë digjitale i mundësojnë individëve të thjeshtësojnë proceset dhe të përshpejtojnë procedurat. Kosova sot është kampione në rajon dhe e krahasueshme me shtetet e BE-së dhe të Evropës  për shtrirje dhe përdorim të internetit. Gjatë vitit të kaluar kemi arritur  të kemi përdorim të madh internetit, duke e vënë Kosovën në top gjashtë vendet në Evropë sa i përket kësaj infrastrukture dhe qasje”, tha Rizvanolli

Shefi i Departamentit të Bashkëpunimit të BE-së në Kosovë, Johannes Stenbaek tha se objektivi kryesor i trajnimit është që të rrisë konkurrencën e bizneseve digjitale dhe tradicionale të Kosovës.

Ai u shpreh se zhvillimi i sektorit të TIK-ut do të ndikojë edhe në zhvillimin tregut të punës në Kosovë.

Edhe drejtuesi nga ekipi ICT, Grigoris Kontzoglou  tha se Kosova ka shumë Kompani të mira të TIK-ut dhe për këtë arsye punojnë me ekspertë në Kosovë.

Ai u shpreh se fokusi kryesor është trajnimi i të rinjve.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Mbi 1 mijë e 500 të rinj janë certifikuar gjatë gjashtë semestrave. Projekti “Java Programming” është financuar nga Bashkimi Evropian.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024