Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se çmimi i energjisë në Kosovë është më i ulëti në rajon. Ajo në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për rrymë, tha se gjatë vitit 2025 rryma ka qenë 8.17 centë për kilovat, ndërsa në Shqipëri ka qenë 11.6 cent, ose sipas saj, 41% më i shtrenjtë.
Sipas saj, në Maqedoninë e Veriut ka qenë 11.4 cent, 40% më i shtrenjtë së në Kosovë, ndërsa në Serbi 11 cent ose 25% më i shtrenjtë së në Kosovë.
Rizvanolli ka thënë se opozita po shpik gjëra e ndër to, sipas saj, ka qenë shifra e importit.
Ndërkaq ajo, për numrat e importit ajo ka thënë se është rritur për shkak se “po bëhen investime që s’janë bërë për 40-60 vjet”.Ajo tha se Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka propozuar një profilizim të kostove gjatë dy viteve, duke qenë se sivjet është vit më i vështirë pasi Blloku B është jashtë funksionit për investime që rrisin prodhimin nga termocentrali dhe ulin ndotjen. Ndërkaq sipas saj, vitin tjetër situata pritet të jetë më e mirë, pasi pas investimeve në këtë njësi, apo edhe në njësi të tjera të A-së, prodhimi do të jetë më i lartë.
Rizvanolli shtoi se nëse në raportin e ZRRE-së, shihet se profilizimi është bërë sepse pritej që sivjet të kishte rritje dhe vitin tjetër me gjasë të kishte ulje.