Kryeministri i vendit, Albin Kurti, deklaroi se Ankandi Solar 100 MW do të shtojë përfitime sa i përket zvogëlimit të kostos si dhe do ta shtrojë rrugën drejt projekteve të ardhshme për energji të ripërtrishme.
Në konferencën e Para Ofertimit për Ankandin Solar 100 MW, organizuar nga Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me USAID, Kurti tha se Kosova është në vijë të drejtë të një tranzicioni të nevojshëm energjetik.
Në konferencën e Para Ofertimit për Ankandin Solar 100 MW, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, u shpreh se burimet e ripërtrishme janë kyçe për pavarësi energjetike e cila siguron zhvillim energjetik.
“Burimet e ripërtrishme janë kyçe për pavarësi energjetike duke siguruar zhvillimin ekonomik të cilin ka nevojë ta ketë vendi ynë duke i mbajtur të përshtatshme për qytetarët dhe bizneset tona. Është e rëndësishme që të mbështesim një proces të konkurrencës të mirëfilltë për të ofruar do të thotë një çmim më të mirë për qytetarë", tha ajo.
Hovenier përgëzoi institucionet e Kosovës për bashkëpunimin me sektorin privat, për çka u shpreh se përfshirja e tyre në të ardhmen e Kosovës për energji të ripërtrishme është jetike për arritjen e qëllimeve për dekarbonizim.
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.