Rita Ora shpreh keqardhje pasi performanca e festivalit u anulua për shkak të qëndrimit në spital
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Rita Ora u ka kërkuar falje fansave pasi ka njoftuar se nuk do të performojë në një festival muzikor pasi ka kaluar natën në spital.

Ngjarja muzikore në Hungari konfirmoi gjithashtu se koncerti i saj u anulua "për shkak të sëmundjes".

Këngëtarja 33-vjeçe nuk zbuloi detaje për shëndetin e saj, por tha se "duhet të pushojë plotësisht dhe të ndjekë urdhrat e mjekut".

Ajo tha në një mesazh në Instagram Story për 16 milionë ndjekësit e saj se nuk do të performonte në Campus Fesztival në Debrecen, të shtunën në mbrëmje.

Ylli zbuloi gjithashtu se kishte kaluar natën e kaluar në një spital të Budapestit. Ajo tha se i vinte “shumë keq” për fansat që do të ishin në ngjarje dhe “është mirënjohëse për mirëkuptimin e tyre”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024