Rinisin punimet në urën që lidhë Mitrovicën, Nimani: Po hetohet rasti i rritjes së nivelit të ujit
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Rinisin punimet në urën që lidhë Mitrovicën, Nimani: Po hetohet rasti i rritjes së nivelit të ujit
mitrovica-2
04/11/2025 - 18:41
Linku u kopjua

Punimet tek ura e re që po ndërtohet në Mitrovicë janë dëmtuar nga përmbytjet e fundit, të cilat ndodhën pasi u lëshua diga e liqenit të Ujmanit. Kompania që po e realizon projektin, ka rifilluar punën menjëherë pas rënies së nivelit të ujit.

Pronari i kompanisë, Jahir Nimani, thekson për KosovaPress, se përveç nënkryetarit të komunës, Arian Tahiri, asnjë përfaqësues tjetër institucional nuk ka vizituar vendin e ngjarjes.

“Nuk ka qenë kërkush deri më sot akoma, përveç nënkryetarit të komunës Arian Tahiri. As kryetari Bedri Hamza nuk ka qenë ende. Askush, as nga qeveria, as nga ndonjë institucion tjetër, përveç Arian Tahirit që ka qenë me më vizitu, asnjë institucion tjetër nuk ka ardhur”- tha Nimani.

Sipas tij, dëmet janë shkaktuar ditën kur është lëshuar diga e Ujmanit, ndërsa punimet kanë rinisur të nesërmen, sapo është ulur niveli i ujit.

“Punimet kanë filluar atë ditë kur ka ndodhur vërshimi i madh i ujit, kur është lëshuar diga e liqenit të Ujmanit. Fillimisht, të nesërmen – pas rënies së nivelit të ujit – kemi filluar me punua”, thekson Nimani.

Ai thekson se materiali i porositur për ndërtim kap vlerën rreth 60 mijë euro dhe është siguruar nga kompani vendore.

Nimani falënderon të gjithë ata që janë interesuar dhe që e kanë mbështetur moralisht. Ai thekson se nuk ka ndërmend të dorëzohet apo të ligështohet.

Ai përfundoi se rastin e dëmeve po e trajtojnë organet kompetente.

“Janë organet kompetente është Policia dhe Prokuroria. Për këtë kemi bërë luftë që me pas shtet, pavarësisht çka do që ndodh. Ndoshta njeriu ndonjëherë mundet me u ngut kur e sheh në atë gjendje mallin e vet. Nuk kam diçka për momentin, është duke u marrë policia me rastin, do të shohim tutje. Ata kanë me dhënë vlerësimin e situatës se pse ka ndodhur. Unë vetëm çka më mbetet është me punua dhe me vazhdua rrugëtimin tim, me e përfundua projektin që kam nisur”- ka përfunduar ai.

Punimet për urën e re pritet të vazhdojnë me intensitet të plotë sapo të mbërrijë materiali i ri ndërtimor.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026