Në fundin e shekullit 18 në Griswold, Connecticut, një burrë u varros me kockat e kofshëve të rregulluara në një kryq, gjë që tregon se bashkëqytetarët e tij të asaj epoke besonin se ai ishte një vampir.
Më shumë se 200 vjet më vonë, duke përdorur analizën e ADN-së, shkencëtarët zbuluan se si dukej ai dhe se, natyrisht, ai ishte një njeri i zakonshëm.
Duke përdorur softuerin për rindërtimin e fytyrës 3D, ekspertët përcaktuan se JB55 ndoshta kishte lëkurë të hapur, sy kafe, flokë të zinj ose kafe dhe disa njolla në fytyrën e tij, shkruan LiveScience.
Bazuar në pozicionin e këmbëve dhe kafkës në varr, shkencëtarët besojnë se trupi i tij në një moment u zhvarros dhe u rivarros, një praktikë e lidhur me besimin te vampirët. Përkatësisht, njerëzit shpesh gjatë historisë, para se të zhvillohej mjekësia, mendonin se viktimat e para të tuberkulozit ishin në të vërtetë vampirët.
Për ta penguar atë të "gjuante" anëtarët e tjerë të familjes së tij, vendasit ndoshta u mblodhën, gërmuan JB55, ia riorganizuan eshtrat dhe e rivarrosën.
Për të kryer analizën, mjekët ligjorë fillimisht nxorën ADN-në nga kockat e "vampirit". Megjithatë, nuk ishte një detyrë e lehtë duke pasur parasysh se mbetjet ishin më shumë se dy shekullore.
Për të mbushur boshllëqet, shkencëtarët morën ADN-në nga një person i varrosur aty pranë, një i afërm i JB55. Por ato mostra dhanë mbulim edhe më të keq - rreth 0.68X.
Kush ishte saktësisht ky "vampir"?
Arkeologët gërmuan mbetjet e tij në vitin 1990, por vetëm në vitin 2019 shkencëtarët mjeko-ligjorë nxorën ADN-në e tij dhe e drejtuan atë përmes një baze të dhënash gjenealogjike në internet, duke përcaktuar se JB55 ishte në të vërtetë një njeri i quajtur John Barber, një fermer i varfër.
Nofka JB55 bazohej në epitafin në arkivolin e tij, i cili tregonte inicialet e tij dhe moshën e vdekjes.