Pas më shumë se dy muajve pushim, ku kishin rastin që të përgatiteshin dhe të përforcoheshin me lojtarë, skuadrat e Superligës së Kosovës e fillojnë sot stinorin pranveror të sezonit aktual 2022/23.
Tri ndeshje do të zhvillohen sot me fillim nga ora 13:00, të vlefshme këto për xhiron 19-të, raporton KosovaPress.
Ndërkaq, stadiumi "Sami Kelmendi", në Lipjan do të jetë nikoqir i përballjes mes Drenicës dhe KF Llapit. Ndeshja luhet në stadium neutral pasi që stadiumi "Bajram Aliu", në Drenicë është në gjendje të mjerueshme si pasojë e vërshimeve të fundit në vend.
Po ashtu, krahas këtyre dy ndeshjeve do të zhvillohet edhe takimi mes Ferizaj dhe Gjilanit.
Në anën tjetër, në fund të tabelës gjenden Malisheva e Trepça '89 me nga 19 pikë, kurse Ferizaj renditet i fundit, respektivisht i 10-ti me vetëm 13 pikë të arkëtuara.
Programin e plotë të sotëm të Superligës së Kosovës e gjeni më poshtë.
13:00 Drenica - KF Llapi
13:00 Ferizaj - Gjilani