Maratona e Tiranës rikthehet këtë vit me edicionin e gjashtë të saj, ku tanimë mund të konsiderohet si ngjarja më e madhe sportive në qytet. Këtë gjë e konfirmon edhe pjesëmarrja e 2,500 vrapuesve nga anë e mbanë bota.
Maratona e Tiranës do të zhvillohet më datën 23 tetor dhe do të përfshijë katër kategori si “Marathon” (42.195 kilometra), “Half Marathon” (21, 0975 kilometra), “Tirana 10k” si dhe “We too, ku kjo e fundit ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa garuese.
Programi i ri i certifikuar nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF), do të përfshijë pikat më atraktive të qytetit, duke e bërë këtë garë edhe argëtuese dhe jo vetëm një sfidë.
Edicioni i 6-të i kësaj ngjarjeje, e cili tashmë është kthyer në një traditë organizohet me aprovimin e tre programeve të miratuara nga Federata Botërore e Atletikës IAAF, duke i dhënë epitetin e një aktiviteti Ndërkombëtar.