Rikonfirmohen kandidatët për kryeprokuror të shtetit
Lexohet për: 1 min.
kpk
2 vite më parë
Linku u kopjua

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka rikonfirmuar listën e kandidatëve për kryeprokuror të shtetit.

Sipas një komunikate të KPK-së, ky rikonfirmim i kandidatëve ka dalë si nevojë pas tërheqjes së prokurorit Arben Ismajli nga gara për Kryeprokuror të Shtetit.

Po ashtu, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka ftuar më 18 mars, pesë kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit për intervistimin e tyre nga paneli vlerësues.

Kandidatët e rikonfirmuar sot nga Këshilli Prokurorial i Kosovës janë:

1.      Armend Hamiti, Prokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;

2.      Blerim Isufaj, Kryeprokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës;

3.      Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;

4.      Lulzim Sulejmani, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe

5.      Shqipdon Fazliu, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025