Rukiqi-Kurtit: Vendet e reja të punës janë formalizim i atyre që kanë ekzistuar
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka reaguar pas shkrimit të kryeministrit Albin Kurti lidhur me progresin ekonomik të Kosovës, duke thënë se vendet e reja të punës, janë formalizim i vendeve të punës, të cilat kanë ekzistuar si vende pune, që do të thotë se nuk janë vende të reja të punës, si rezultat i ndonjë investimi apo rritje e bizneseve ekzistuese.

Rukiqi ka dhënë tri komente, duke thënë se nuk ka dashur të thellohet në pasaktësinë dhe interpretimin tendencioz të dhënave nga Qeveria:

“Qarkullimi i bizneseve është rritur, jo si rezultat i rritjes së fuqisë blerëse apo ndonjë performance më të mirë ekonomike. Rritja e qarkullimit, është rezultat i inflacionit (në shumicën e produkteve, rritja e çmimeve është mbi 20%); “Vendet e reja te punës”, janë formalizim i vendeve të punës, të cilat kanë ekzistuar si vende pune, pra nuk janë vende të reja të punës, si rezultat i ndonjë investimi apo rritje e bizneseve ekzistuese; Eksporti është rritur nga kompanitë private dhe performanca e tyre. Qeveria nuk mund ta thotë që ka ndërmarrë ndonjë masë apo politike të vetme që ka ndikuar në këtë performancë të eksportit. Minimalisht çka duhet te bej Kryeministri, është te vizitoj dhe te ju jep përkrahje simbolike, atyre qe sot janë mbi 25% e eksportit te Kosovës, përkatësisht kompanisë “Devolli Corporation”, po edhe kompanive tjera qe me shume mund kane  arritur një pozicionim ne tregjet globale”, ka shkruar ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025