Rihanna e ASAP Rocky bënë foto me djalin e tyre në plazh për herë të parë në publik
Lexohet për: 1 min.
Rihanna
2 vite më parë
Linku u kopjua

Rihanna dhe ASAP Rocky janë parë në publik për herë të parë me djalin e tyre shtatëmuajsh.

Familja ka pozuar për fotografët në plazhin në Malibu. Rihanna kishte veshur një fustan të rrjedhshëm me të çara, ndërsa reperi një jelek lëkure dhe pantallona të gjera. Djali i tyre, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur, kishte veshur pantallona të shkurtra të zeza dhe ishte i mbështjellë me një batanije.

Ditën e djeshme këngëtarja ka krijuar një profil në TikTok dhe për herë të parë ka treguar se si duket i vogli në video. Sigurisht që videoja ka gëzuar ndjekësit dhe miqtë e saj, mes tyre edhe Paris Hilton.

“Jam shumë e lumtur për ty”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se Rihanna së fundmi i është rikthyer karrierës muzikore pas një pauze gjashtë vjeçare. Ajo regjistroi këngët "Lift Me Up" dhe "Born Again" për filmin "Black Panther: Wakanda Forever" me regji të Ryan Coogler.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025