Mesfushori i Arsenalit, Declan Rice, ka përshkruar atmosferën e jashtëzakonshme në dhomat e zhveshjes pas kualifikimit në finalen e Ligës së Kampionëve, duke vlerësuar lart rrugëtimin e skuadrës në këtë kompeticion.
Ai theksoi se lojtarët kanë çdo të drejtë të festojnë këtë moment në turneun më prestigjioz të futbollit për klube, ndërsa po përpiqen të shijojnë çdo sekondë të këtij arritjeje.
Ai shtoi se besimi për fitoren ishte i pranishëm që në momentin e shënimit të golit të parë:
Në fund, mesfushori foli edhe për përballjen e radhës kundër ish-klubit të tij, West Ham, duke treguar respektin e madh që gëzon për ta.
"Pa West Ham-in nuk do të isha unë. Ata më dhanë një shans kur Chelsea nuk e bëri," u shpreh Rice, ndonëse shtoi se të dielën ka një punë për të kryer pasi sezoni ka hyrë në fazën e tij vendimtare.