Nderohet jeta e heroit Luan Haradinaj, Ramosaj i uron ditëlindjen nënës Rukë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Nderohet jeta e heroit Luan Haradinaj, Ramosaj i uron ditëlindjen nënës Rukë
Ramosaj 1
06/05/2026 - 14:23
Linku u kopjua

Në 29-vjetorin e rënies është kujtuar dhe nderuar heroi Luan Haradinaj. Homazhe tek lapidari i tij në Deçan, bën kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj si dhe, qytetarë dhe familjarë.

Ramush Haradinaj, njëherësh i vëllai i heroit, tha se është detyrë që të nderohen heronjtë dhe dëshmorët e vendit.

"Sot veçanërisht e kujtojmë Luan Haradinajn, në betejën e Qafë Mullarit, më 6 maj 1997, ku ra dëshmori Luani, është plagosur Rafeti e Fehmiu. Është detyrë e jona me i nderu edhe dëshmorët e shumtë, siç ishte Ismail Haradinaj, themelues i idesë së ndarjes së Kosovës nga Jugosllavia. Ishte vërtet një nder i madh, një prezencë aq e madhe te memoriali në Gllogjan ku pushojnë dëshmorët e heronjtë, ku kishin ardhur nga të gjitha trojet e atdheut", tha Haradinaj.

E, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, uroi nënën e Ramudh e Luan Haradinaj, Rukën për ditëlindjen  e saj, duke thënë se ka arsye për ta festuar pasi ditë më parë martoi Luanin e ri.

"Së pari ju falënderoj sot në praninë tuaj këtu të mundemi me bë nji nderim, për shkak se na ka thënë shpeshherë 'mos harroni t'i nderoni dëshmorët', sepse sot është ditëlindja e Luanit. Dhe këtë çdo kush që është prind e kupton, andaj para se me iu ftu për me bë një nderim, po du me ia uruar asaj nane ditëlindjen për një arsye krejt të veçantë, sepse e ka martu Luanin e ri para dy ditëve, e ka arsye për me ia uruar ditëlindjen për shkak se familja po shtohet e po rritet", tha Ramosaj.

Komuna e Deçanit ka organizuar edhe dje homazhe në nderim të martirëve të fshatrave të kësaj komune.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026