Riad Isufi fiton medaljen e bronztë në Kupën Botërore të Boksit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Riad Isufi fiton medaljen e bronztë në Kupën Botërore të Boksit
Riad Isufi
10/03/2026 - 09:38
Linku u kopjua

Boksieri kosovar, Riad Isufi ka fituar medaljen e bronztë në Kupën Botërore të Boksit.

Ai në gjysmëfinale u përball me boksierin nga Serbia, Filip Stojanovic, nga i cili pësoi humbje.

Me këtë rezultat, Riad Isufi e përfundon garën me medalje të bronztë në këtë turne ndërkombëtar prestigjioz. Edhe pse pritjet dhe besimi ishin që Riadi të arrinte finalen dhe të luftonte për medaljen e artë.

Turneu “Adriatik Pearl”, që po zhvillohet nga 2 deri më 12 mars në Budva të Malit të Zi, ka mbledhur boksierë të rinj nga shumë vende të botës, duke e bërë konkurrencën jashtëzakonisht të fortë.

Në finalen e këtij turneu prestigjioz, Kosova do të përfaqësohet nga gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli, i cili do të jetë pjesë e ndarjes së drejtësisë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026