Rezultatet e anketës, ja si votuan qytetarët nëse qeveria e ardhshme do të jetë VV-LDK
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Që nga hapja e temës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, nuk kanë munguar as diskutimet se si do të bëhen koalicionet mes subjekteve politike.

KosovaPress ka realizuar një anketë me pyetjen se a do të jetë qeveria e ardhshme VV-LDK?

Në këtë anketë për një javë kanë votuar 938 persona, ndërkaq 706 apo 75.27 për qind e tyre kanë votuar Jo, 166 apo 17.70 për qind kanë votuar Po, ndërsa në opsionin Nuk e di kanë votuar 66 apo 7.4 për qind.

Ndryshe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e kishte pranuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti për takim, derisa Partia Demokratike e Kosovës ishte e vetmja parti opozitare që iu përgjigj ftesës pozitivisht.

KosovaPress më 26 maj ka realizuar edhe një anketë ku qytetarët për një javë kanë votuar në pyetjen nëse qeveria e ardhshme do të formohet mes partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, dhe partisë më të madhe opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës.

Nga 633 anketues që morën pjesë, 32 për qind ose 206 prej tyre votuan pro këtij koalicioni, kurse kundër votuan 363 anketues ose 57 për qind.

Ndërsa, 64 pjesëmarrës ose 10 për qind të tjerë në anketë thanë se “Nuk e dinë” nëse qeveria e ardhshme do të jetë LVV-PDK.

https://kosovapress.com/rezultatet-e-anketes-ja-si-votuan-qytetaret-nese-qeveria-e-ardhshme-do-te-jete-lvv-pdk

Në vazhdën e këtyre diskutimeve, KosovaPress ka realizuar edhe një anketë me pyetjen se kush do t’i fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Në atë anketë për një javë kishin votuar 2 mijë e 118 votues, ndërsa rezultatet ishin VV 888 vota ose 41.93 për qind, PDK 768 apo 36.26 për qind, LDK 325 vota apo 15.34 për qind, AAK-Nisma 47 apo 2.22 për qind, Lista Guxo 20 apo 0.94 për qind, nuk e di 70 apo 3.31 për qind.

https://kosovapress.com/polls?id=13

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024