Skuadra e Wolfsburgut ka arritur nënshkrimin e tyre të parë për sezonin e ardhshëm, Elvis Rexhbecaj është rikthyer përsëri te Wolves si transferim i lirë pas katër vitesh te Augsburg.
“Me Elvisin, po rikthejmë një lojtar që ka lidhje të ngushta me VfL Wolfsburg dhe qytetin. Jemi edhe më të kënaqur që ai është i përkushtuar ndaj VfL gjatë kësaj periudhe sfiduese. Përtej cilësive të tij futbollistike, ai zotëron një personalitet të fortë që është i dukshëm si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Ai jep gjithçka nga vetja në çdo ndeshje dhe merr përgjegjësi. Jemi të bindur se Elvis do të jetë një aset i madh për ekipin me këto cilësi dhe mezi presim kthimin e tij në verë” – theksoi Drejtori Sportiv Pirmin Schwegler.
“Kthimi në Wolfsburg do të jetë shumë i veçantë për mua. U rrita këtu dhe e nisa karrierën time në Bundesligë në VfL. Do të jem gjithmonë mirënjohës për këtë. Kështu që kur më erdhi përsëri mundësia, shpejt e kuptova se doja ta bëja. Por një gjë është gjithashtu e qartë, Do të jap gjithçka për FC Augsburg deri në ndeshjen e fundit” – tha Elvis Rexhbecaj.
Mesfushori 28-vjeçar ka nënshkruar një kontratë me të bardhët deri më 30 qershor 2030.