Bëhuni gati për të zbuluar Shqipërinë, thesarin e fshehur të Evropës. Shqipëria, me historinë e saj të pasur, peizazhet që të lënë pa frymë dhe njerëzit e ngrohtë, premton pushime plot emocione dhe zbulime, shkruan në një artikull revista polake e udhëtimeve “Tanie Loty”.
Vija bregdetare mahnitëseShtigje historike
Peizazhi i Shqipërisë është i mbushur me gjurmë të një historie të pasur. Rrënojat në Butrint dhe Berat janë “dritare në kohë” përmes të cilave mund të zhyteni në historinë shekullore të vendit.
Kuzhina shqiptare është një parajsë për gustatorët. Ndikimet mesdhetare, ballkanike dhe italiane krijojnë një kombinim unik shijesh. Ju mund të shijoni specialitetet locale si byreku ose fasulet.
Natyrë e jashtëzakonshme
Mikpritja dhe kultura
Ngrohtësia e shqiptarëve është e njohur. Kultura e tyre është një pjesë integrale e përvojës së udhëtimit. Hotelet shpesh organizojnë mbrëmje festive, duke i përfshirë vizitorët në botën e traditave vendase.
Shqipëria ofron hotele nga më cilësoret. Dhoma të rehatshme, shërbime të shkëlqyera, pishina dhe atraksione të shumta, që do ta bënin qëndrimin tuaj jashtëzakonisht relaksues.
Shqipëria është një vend i bukur që ofron plazhe të mrekullueshme, histori, kuzhinë të shijshme dhe peizazhe mahnitëse, shkruan media polake.