Vendet e Ballkanit janë një pjesë ende e panjohur e Evropës, të pasura me histori, kulturë dhe peizazhe mahnitëse.
Ballkani karakterizohet nga njerëzit e sjellshëm dhe mikpritës, ushqimi i shijshëm dhe pijet unike.Pra, ku duhet të shkoni saktësisht gjatë këtij sezoni?
Revista e përditshme amerikane “YardBarker” ka rekomanduar 20 qytetet më të mira në Ballkan për të vizituar gjatë pranverës, mes tyre Tiranën, Sarandën dhe Beratin.
Ky është ndoshta kryeqyteti më i çuditshëm në Ballkan. Arkitektura italiane nga periudha e Musolinit është e ndërthurur me blloqe të epokës komuniste dhe mbetjet historike të së kaluarës së saj të larmishme si një fortesë osmane dhe vend i mbyllur nën regjimin e diktaturës komuniste për 50 vjet, përcjell ATSh, transmeton KosovaPress.
Këto ditë qyteti është plot jetë. Nga zona në trend e Bllokut në parkun e madh të qytetit të Tiranës dhe monumentet dhe muzetë e pafund për t’u eksploruar.
Këto përpjekje kanë pasur sukses, pasi numri i vizitorëve vazhdon të rritet me miliona çdo vit.
Kjo do të thotë se qyteti po rritet në popullaritet, kështu që vizitojeni vendin përpara qershorit për një përvojë më të qetë.
Sarandë, Shqipëri
Saranda është quajtur si kryeqyteti jozyrtar i “Riverës Shqiptare”.
Berat, Shqipëri
Ky qytet antik njihet për shtëpitë tradicionale të bardha të stilit osman.
Në Berat do të keni mundësinë të eksploroni kishën bizantine, xhaminë osmane dhe një kështjellë me pamje mahnitëse!