Reshjet e shiut, vërshon një pjesë e rrugës “Agim Ramadani” në kryeqytet
Lajme
Lexohet për: 1 min.
d
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Një pjesë e rrugës “Agim Ramadani” në Prishtinë është vërshuar në orët e mbrëmjes si pasojë e reshjeve të shiut.

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar se priten erëra të forta të shoqëruara me reshje shiu, ndërsa në orët e vona të natës do të ketë edhe reshje bore.

Ajo këshillon qytetarët për kujdes  të shtuar, veçanërisht së sigurojnë objektet e lëvizshme në ballkone ose oborre për të shmangur dëmet nga era, po ashtu të reduktojnë lëvizjet e panevojshme në kushte të motit të rënduar dhe të shmangin parkimin pranë pemëve ose objekteve të rrezikshme.

Ekipet e emergjencave janë në gatishmëri të plotë për çdo situatë të mundshme dhe për ndihmë apo raportime qytetarët mund të kontaktojnë Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca në numrin 0800 122 33 ose 122 44.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024