Reshjet e shiut, KRU “Prishtina”: Reduktime të ujit në disa qytete
Lexohet për: 2 min.
ujii-600x360-2
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" sh.a, sot ka informuar se si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, Fushë-Kosova së bashku me Zonën Industriale, lagjja Kalabria, Obiliqi do të kenë redukime të ujit nga ora 10:00 deri në 16:00 dhe reduktime nga 20:00-04:00 të mëngjesit.

KRU “Prishtina” ka informuar se pozitë më e rënduar është komuna e Drenasit, por ka potencuar autocisternat do jenë aty për t'i furnizuar qytetarët me ujë.

“Të nderuar konsumatorë ju njoftojmë se si shkak i reshjeve të dendura atmosferike  në afërsi dhe rreth liqenit të Ujmanit kemi ngritje të turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit Lepencit. Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj dhe Drenas, nuk kanë mundësi teknike të trajtojnë ujin për pije. Si pasojë e kësaj, Fushë Kosova së bashku me Zonën Industriale, lagjja Kalabria, Obiliqi do të ketë  redukime të ujit duke filluar sot nga ora 10:00 dhe do zgjasë deri në 16:00, pastaj ujë do të keni nga ora 16:00- 20:00, pastaj reduktim nga ora 20:00-04:00 të mëngjesit. Në pozitë më të rënduar e kemi komunën e Drenasit, por autobotët/ autocisternat do jenë aty për t'i furnizuar qytetarët me ujë. Po ashtu edhe në Fushë Kosovë në kohën e reduktimit do të vendosim autobot për furnizim me ujë deri në tejkalimin e situatës.”, është bërë e ditur në njoftim.

Sipas KRU “Prishtina”, fshatrat e Podujevës do të kenë reduktime gjatë ditës, diku rreth 3 orë.

“Një situatë e tillë vazhdon deri në  përmirësimin e situatës me turbullirë në kanal. Mbeteni të njoftuar , deri në vendimin e radhës, varësisht nga situata me reshje atmosferike!”, ka njoftuar tutje KRU “Prishtina”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024