Renovimi i Klinikës së Kardiokirurgjisë në QKUK, zbulohen 200 metra katrorë hapësirë e pa shfrytëzuar
Lexohet për: 1 min.
Kurti-vitia-230724
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Përveç rritjes së numrit të shtretërve në kujdesit intensiv nga katër në 10 dhe në repart nga 14 në 17, në Klinikën e Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë zbuluar edhe 200 metra katrorë hapësirë e pa shfrytëzuar.

Kështu është deklaruar kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë përurimit të renovimit të Klinikës së Kardiokirurgjisë i cili tha se nga buxheti i Kosovës janë shfrytëzuar 750 mijë euro.

Ndërsa, drejtori i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK, Shpejtim Shurdhiqi ka shtuar se kardiokirurgjia që nga viti 2013 ka pasur nevojë për një renovim të tillë.

Po ashtu, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka theksuar se i vetmi problem e sfidë e renovimeve në QKUK, është vendosja e pacientëve gjatë renovimit të një reparti të caktuar.

Në ceremoni pjesë ishin edhe ambasadori i Italisë Antonello De Riu dhe  drejtori i SHSKUK-së, Elvir Azizi. /A. Shala/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025