Rënia e koalicionit qeverisës në Gjermani: Scholz do të shkarkojë ministrin Lindner
Bota
Lexohet për: 1 min.
Arkive
Foto Arkivë
2 javë më parë
Linku u kopjua

Koalicioni qeverisës tre partiak i Gjermanisë u shpërbë sonte pasi kancelari Olaf Scholz njoftoi se do të shkarkonte ministrin e Financave Christian Lindner për mosmarrëveshjet e vazhdueshme mbi reformat ekonomike, raporton Politico me seli në Bruksel.

Bisedimet për krizën e Partisë Social Demokrate të Scholz, të Gjelbërve dhe Partisë Demokratike të Lirisë (FDB) filluan pasi FDP publikoi një listë kërkesash për reforma ekonomike liberale, të cilat u pritën me mosmarrëveshje nga dy partitë e tjera.

Gjatë një takimi dramatik të ministrave nga tre partitë sonte, Lindner i tha Scholz se ai nuk shihte asnjë mënyrë që koalicioni të mbijetonte dhe i bëri thirrje atij që t'i hapte rrugën zgjedhjeve të parakohshme.

Kjo çoi në njoftimin dhe vendimin e Scholz për të shkarkuar Lindner, shkruan Politico. Megjithëse Scholz potencialisht mund të kërkojë një mandat të vazhdueshëm në qeverinë e pakicës, ai nuk ka shumicën që i nevojitet për të miratuar buxhetin dhe gjasat për një mocion mosbesimi ndaj kancelarit dhe zgjedhje të parakohshme, ndoshta në fillim të marsit, po rriten.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024