Renditja përfundimtare e garave të rregullta në basketbollin kosovarë
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Renditja përfundimtare e garave të rregullta në basketbollin kosovarë
basket
10/04/2026 - 12:56
Linku u kopjua

Federata e Basketbollit e Kosovës ka publikuar renditjen përfundimtare të sezonit të rregullt në Superligë, duke konfirmuar ekipet që do të vazhdojnë garën në fazën më vendimtare të kampionatit atë të “Play-off-it”.

Në krye të tabelës e mbylli sezonin KB Trepça me 53 pikë, e cila dominoi me paraqitje të qëndrueshme gjatë gjithë kampionatit. Pas saj renditet KB Bashkimi më 48 pikë, duke siguruar gjithashtu një pozitë të favorshme për fazën eliminatore.

Në vendin e tretë përfundoi KB Bora me 14 fitore dhe 14 humbje, ndërsa katërshen e parë e kompleton Golden Eagle Ylli, duke siguruar kështu avantazhin e terrenit në fazat fillestare të Play-off-it.

Në mesin e skuadrave që do të luftojnë për titull janë edhe KB Peja, Sigal Prishtina, KB Rahoveci 029.

Ndërkaq KB Vëllaznimi e përfundon sezonin në vendin e fundit dhe bie nga Superliga, ku e mbyll sezonin në vendin e tetë me 38 pikë, aq sa kanë edhe Sigal Prishtina dhe Rahoveci 029.

Sezoni i rregullt u karakterizua nga rivalitet i fortë dhe ndeshje të luftuara, ndërsa tani vëmendja zhvendoset tek përballjet direkte të “Play-off”-it, ku çdo gabim mund të jetë vendimtar. Me formën aktuale të ekipeve dhe diferencat e vogla në renditje, pritet një spektakël i vërtetë basketbolli në javët në vijim.

Tifozët tashmë presin duelet që do të përcaktojnë kampionin e ri të Kosovës.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026