Mbyllet pjesa e parë mes Anglisë dhe DR Kongos
Ndërkombëtar
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Mbyllet pjesa e parë mes Anglisë dhe DR Kongos
New Project - 2026-07-01T185259.776
01/07/2026 - 18:53
Linku u kopjua

DR Kongo po befason Anglinë, duke e mbyllur pjesën e parë në epërsi 1-0 në sfidën e vlefshme për 1/16 e finales së Botërorit 2026.

Golin e vetëm deri tani e realizoi Brian Cipenga në minutën e 7-të me një goditje të bukur në këndin e poshtëm të portës.

Anglia krijoi disa raste të mira për barazim, por portieri i DR Kongos është në një mbrëmje të jashtëzakonshme, duke ndalur tentativat e Jude Bellingham në disa raste.

Në minutën e 44-të, Harry Kane u rrëzua në zonë dhe anglezët kërkuan penallti.

Fillimisht loja vazhdoi, ndërsa më pas gjyqtari e rishikoi aksionin në VAR, por vendosi se nuk kishte shkelje dhe nuk akordoi 11-metërsh.

Nga ana tjetër, Yoane Wissa ishte shumë pranë golit të dytë për kongolezët, por goditja e tij u ndal nga shtylla.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026