Remitencat nga bashkatdhetarët tanë në pesë muajt e parë të vitit 2023 kanë shënuar vlerën mbi gjysmë miliardi euro.
Këtë vit ka një rritje të të ardhurave financiare nga diaspora mbi 50 milionë euro krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Sipas BQK-së, Gjermania prin me dërgesat më të mëdha në Kosovë gjatë kësaj periudhe kohore të këtij viti.
Trendi i dërgesave të parave nga diaspora kosovare apo remitencave ka shënuar rritje viteve të fundit.
Gjatë vitit 2022, remitencat e pranuara në Kosovë arritën vlerën prej 1 miliard e 223 milionë euro, rritje vjetore prej 6.0 përqind, që përfaqëson 13.7 përqind të BPV-së.
Në vitin 2021 të ardhurat nga diaspora kanë qenë 1 milion e 153 milionë euro, më 2020, 980.1 milionë euro, më 2019, 851.7 euro, 2018, 800.5 milionë euro, më 2017, 759.2 milionë euro, më 2016, 691.0 euro dhe më 2015, 665.5 milionë euro.
Vlerësohet se një pjesë e konsiderueshme e këtyre të hyrave nga remitencat janë një infuzion permanent për ekonominë e Kosovës.