Regjistrimi i popullsisë, vazhdojnë ankesat për përkatësinë fetare
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua
Shkelje e të drejtave të njeriut po konsiderohet anashkalimi i pyetjes për përkatësinë fetare nga ana e regjistruesve të cilët po bëjnë regjistrimin e popullatës, ekonomive familjare dhe dëmeve të luftës.
Këtë dhe parregullsi tjera janë evidentuar nga organizata jo-qeveritare “Shqiptaria”, ku thonë se ky proces nuk po shkon siç do të duhej.
Anëtari i kryesisë së Organizatës “Shqiptaria”, Ramadan Dibrani thotë për KosovaPress, se procesi i regjistrimit nuk po zhvillohet siç duhet, pasi ka raste kur qytetarët nuk deklarohen për përkatësinë fetare dhe regjistruesit i shkruajnë si myslimanë.
Ai ka cekur rastet të cilat i kanë hasur gjatë këtyre ditëve duke shkaktuar kështu probleme mes të regjistruarve dhe banorëve.
Ankesat në lidhje me këtë Dibranit thotë se i kanë dërguar edhe në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, e cila po zhvillon procesin e regjistrimit të popullatës në vendin tonë.
Regjistrimi i popullsisë në Kosovë ka filluar nga 5 prilli dhe do të përfundojë më 17 maj 2024. Përveç popullsisë këtu do të regjistrohen edhe ekonomitë familjare, banesat, dhe dëmet e shkaktuara gjatë luftës së fundit në Kosovë.