Regjistrimi i popullsisë, flet fituesi i shpërblimit të ASK-së prej 10 mijë eurove
Lexohet për: 2 min.
AlberitSopaj-1207243
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Alberit Sopa është fituesi i lojës shpërblyese në vlerë prej 10 mijë euro, i shpallur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për të qëlluar numrin e saktë gjatë regjistrimit të popullsisë në Kosovë.

Ai kishte supozuar se numri total i banorëve do të jetë 1 milionë e 586 mijë 640, duke iu afruar më së shumti numrit sipas ASK-së, që është 1 milion e 586 mijë e 659.

Pas pranimit të shpërblimit, Sopa tha u shpreh se përafrimi i numrit me atë real, ka qenë më shumë çështje fati.

Egzona Grajqevci nga komisioni vlerësues tha se vlera e shpërblimit është 10 mijë euro bruto. Ajo tregoi se kriteri për të fituar çmimin ishte që pjesëmarrësit të qëllojnë numrin e saktë ose të përafërt me numrin real të banorëve në procesin e regjistrimit.

Graqevci përmendi se loja shpërblyese ishte e hapur ne platformën "e-Kosova", derisa numri total i pjesëmarrësve është 23 mijë e 494.

Qëllimi i lojës shpërblyese ishte që të sensibilizohen qytetarët për të qenë pjesë e regjistrimit të popullsisë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024