Ne foto: Bedri Halimi
Tani më ka kaluar një javë ç`prej se Kryeinspektori i Ministrisë së Mjedistit, z. Bedri Halimi, me 6 janar të vitit 2022 u arrestua nga policia e Kosovës, por opinioni publik ende nuk po qetësohet. Numri i personave që kanë reaguar me shkrim kundër arrestimit të tij të kundërligjshëm tani më e ka kaluar numrin njëqind. Deri me tani nuk ka ndodhur që të jetë arrestuar një njeri e të kenë reguar kaq shumë njerëz. Regami i kaq shumë njerëzve kundër arrestimit të Bedri Halimit, flet shumë për pastërtin e tij të njohur për shumkënd në Kosovë.
Arrestimi i tillë i Bedri Halimit flet se ai është aranzhuar nga persona të caktuar me qëllim komprometimin dhe linqimin e tij publik, sipas të gjitha gjasave për shkak se Bedri Halimi nuk ka pranuar të bëj shkelje ligjore në dobin e askujt. Me fjalë të tjera, Bedri Halimi është viktimë e pastërtisë së vet. Fatkeqësisht Kosova është bërë një vend ku papastërtia, hajdutllëku e korrupsioni të ngritin lart, kurse pastërtia, respektimi i ligjit dhe moskorruptimi të qojn në burg.
Shtrohet pyetja kush e bindi apo e detyroi prokurorin e Gjykatës Komunale të Ferizajt, z. Maloku, që ai ta urdhëronte, organizonte dhe të zabtonte arrestimin e tillë sa spektakolar aq edhe kompromitues të Bedri Halimit, ende pa e ditur ky prokuror nëse Halimi ishte apo nuk ishte fajtor!
Me që drejtësia në Kosovës është bërë si „litari në thes“, Bedri Halimit nuk i ka mbetur rrugë tjetër, veçse ta kërkoj të drejtën e tij në Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut.