Refuzuan Liverpoolin për Chelsean, Klopp thumbon keq Caicedon e Lavian
Lexohet për: 2 min.
6-Klopp
1 vit më parë
Linku u kopjua

Jurgen Klopp ka thumbuar keq synimet që i kishte gjatë verës, Romeo Lavian dhe Moises Caicedon, duke thënë se Liverpooli ishte me fat që nuk transferoi dyshen në fjalë.

Klopp i bëri këto komente gjatë një test-ngjarje për hapjen e pjesës së zgjeruar të stadiumit “Anfield Road”, në prani të afro 7 mijë tifozëve, raporton KosovaPress.

Gjatë merkatos verore, Liverpooli pa mesfushorët, Jordan Henderson dhe Fabinho të largohen, dhe luftoi kokë më kokë me Chelsean për të transferuar Caicedon dhe Lavian, të cilët refuzuan më pas Liverpoolin për t’iu bashkuar Chelseat për një shumë të kombinuar afro 200 milionë euro.

Ndërsa kishte brengosje që Liverpooli dështoi të transferonte synimet kryesore, Klopp solli në klub Alexis Mac Allister, Dominik Szoboszlai, Wataru Endo dhe Ryan Gravenberch, të cilët kanë impresionuar me paraqitjet e tyre deri tani, duke ndihmuar “Të Kuqtë” që të marrin kreun e tabelës nga duart e Arsenalit.

Dhe duke folur për biznesin e klubit të tij gjatë verës, Klopp tha:

“Gjatë verës neve na ndodhën disa gjëra të çuditshme në merkato, por këtu, brenda nesh, mund të them, ‘Zoti im, ne ishim me fat’. Ne nuk e dinim këtë gjë në këtë moment dhe nuk dukej ashtu në atë moment, por po, jam tejet i lumtur që gjithçka u zgjodh, por ju nuk mund ta dini”.

Klopp shtoi: “Ne qartazi e kuptuam që mesfushorët e tjerë defansivë nuk dëshirojnë t’i bashkohen Liverpoolit, ju e shihni se çfarë ndodh, dhe më pas ne gjetëm Wataru Endon. Ai është një lojtar fantastik”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024