Refuzohet oferta e Eto’o për dorëheqje si president i Federatës së Futbollit të Kamerunit
Lexohet për: 1 min.
5-Eto'o
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Federata e Futbollit të Kamerunit (Fecafoot) ka refuzuar një ofertë për dorëheqje nga presidenti i saj Samuel Eto'o.

Eto'o, 42 vjeç, ofroi dorëheqjen e tij gjatë një takimi të bordit ekzekutiv të Fecafoot në Yaounde të hënën mbrëma, në të cilin ai kërkoi që anëtarët e tjerë të bordit të ofrojnë gjithashtu dorëheqjet e tyre me mirëbesim, raporton KosovaPress.

Takimi u mbajt si një vlerësim i paraqitjes së Kamerunit në Kupën e Kombeve të Afrikës, në të cilën fitoi vetëm një nga katër ndeshjet e zhvilluara dhe u eliminua në fazën e 1/16-ës pas humbjes me dy gola kundër Nigerisë.

Një deklaratë nga Fecafoot theksoi se si bordi ekzekutiv "refuzoi njëzëri" ofertën e dorëheqjes së Eto'os, duke ripërtërirë besimin tek ai për të vazhduar tutje së bashku.

Eto'o u zgjodh president i Fecafoot në dhjetor të vitit 2021, me mandatin e tij duke mbikëqyrur dy turne AFCON së bashku me Kupën e Botës 2022.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024