Refuzohet ankesa e Llapit për ndeshjen kundër Malishevës
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) përmes një komunikate ka bërë të ditur se Komisioni i Garave i FFK-së e ka refuzuar ankesën e Llapit për ndeshjen kundër Malishevës.

Llapi u mposht 2:1 nga Malisheva, por skuadra e Tahir Batatinës u ankua në lidhje me parregullsinë e paraqitjes së lojtarit kundërshtar, Rilind Haziraj, raporton KosovaPress.

Llapi u ankua se Haziraj kishte pasur katër kartonë të verdhë me grupmoshat U21, me ç’rast ai nuk kishte të drejtë të luante.

Por, Komisioni i Garave vendosi kundër kësaj ankese.

“Ankesa e KF Llapi hudhet poshtë si e pa afatshme dhe ndeshja e javës së 25-të, në mes të KF Malisheva – KF Llapi, regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë 2:1 në favor të KF Malisheva”, shkruante në komunikatën e FFK-së.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025