Refuzohen kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë në rastin e M.P. dhe Zh.Z. për krime lufte
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Refuzohen kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë në rastin e M.P. dhe Zh.Z. për krime lufte
Gjykata-Supreme1234
21/04/2026 - 16:23
Linku u kopjua

Kolegji i Gjykatës Supreme refuzoi si të pabazuara kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë, të paraqitura nga mbrojtësit e të pandehurve M.P. dhe Zh.Z. për për krime lufte kundër popullatës civile.

“Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen penale kundër të pandehurve M.P. dhe Zh.Z., për shkak të veprës penale në bashkëkryerje “Krime lufte kundër popullatës civile”, sipas ligjit penal në fuqi në kohën e kryerjes së veprës, aktualisht e inkriminuar si “Krim kundër njerëzimit” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ka vendosur lidhur me kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë, të paraqitura kundër aktvendimeve të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe të Gjykatës së Apelit të Kosovës.

Me aktgjykimin Pml.nr.222/2026, janë refuzuar si të pabazuara kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë, të paraqitura nga mbrojtësit e të pandehurve M.P. dhe Zh.Z.

Gjykata Supreme, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe pretendimeve të paraqitura në kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë, ka vlerësuar se kërkesat janë të pabazuara, pasi rezulton ekzistimi i dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen, me ç’rast janë përmbushur kushtet ligjore për vazhdimin e paraburgimit.

Gjykata Supreme vlerëson se ekziston rreziku i arratisjes së të pandehurve në rast të mbrojtjes në liri, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, sanksionin e mundshëm dhe faktin se të pandehurit janë shtetas të Republikës së Serbisë dhe posedojnë dokumente udhëtimi, çka mundëson lëvizjen e tyre jashtë vendit. Në këto rrethana, masa e paraburgimit konsiderohet e nevojshme për sigurimin e prezencës së tyre dhe zhvillimin e rregullt të procedurës penale.

Gjykata Supreme gjithashtu ka konstatuar se gjykatat e instancave më të ulëta kanë dhënë arsye të mjaftueshme dhe nuk kanë bërë shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, ndërsa masat alternative janë vlerësuar si të pamjaftueshme në rrethanat konkrete”, thuhet në njoftimine Gjykatës Supreme të Kosovës.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026