Referi Anthony Taylor, i FIFA-s dhe Premier Ligës, pensionohet pas 20 vitesh
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Referi Anthony Taylor, i FIFA-s dhe Premier Ligës, pensionohet pas 20 vitesh
Gjyqtari i njohur anglez Anthony Taylor ka njoftuar pensionimin pas 20 vitesh karrierë dhe 831 ndeshjeve të drejtuara.
Lajmi u konfirmua të martën nga faqja zyrtare e futbollit anglez, sipas PA Sport.
47-vjeçari ka drejtuar 668 ndeshje profesionale në Angli dhe ka qenë në çdo finale të madhe vendase.
Ai u promovua në Premier League në vitin 2010 dhe ka gjykuar në katër turne madhorë, në Botërorët 2022 dhe 2026 dhe në Europianët 2020 dhe 2024.
Në arenën ndërkombëtare Taylor ka 163 ndeshje. Takimi i tij i fundit ishte 1/8 e finales së Botërorit mes Portugalisë dhe Spanjës këtë muaj.
"
Arbitrimi në nivelin elitar ka qenë privilegj i madh, por presioni është intensiv dhe vëzhgimi i vazhdueshëm. Koha është e duhura për t’u tërhequr", tha Taylor, duke falënderuar asistentët Gary Beswick dhe Adam Nunn, kolegët dhe familjen për sakrificat.
KosovaPress