“Reduktimet janë gënjeshtër, ka mungesë totale”, Fushë Kosova dhe Obiliqi pa ujë që nga e premtja
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
“Reduktimet janë gënjeshtër, ka mungesë totale”, Fushë Kosova dhe Obiliqi pa ujë që nga e premtja
Foto Ilustruese
19/04/2026 - 13:24
Linku u kopjua

Fushë Kosova, Obiliqi dhe lagjja “Kalabria”, në Prishtinë që nga mëngjesi i ditës së premte kanë mbetur pa ujë të pijes si pasojë e dëmtimi të një gypi furnizues

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" sh.a, ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për sanimin e gypit kryesor furnizues dhe si rezultat do të ketë reduktime në furnizimin me ujë nga ora 12:00 deri në 17:00 në Fushë Kosovë, Obiliq dhe lagjja Kalabria, derisa ka paralajmëruar se ndikime mund të ketë edhe në pjesë të tjera të qytetit të Prishtinës.

“Ekipet tona teknike po punojnë me intensitet të shtuar për sanimin sa më të shpejtë të problemit”, thuhet në njoftim.

Megjithatë, qytetarët në Obiliq e kanë quajtur gënjeshtër çështjen e orëve të reduktimeve, duke thënë se ata që nga e premtja asnjëherë nuk kishin ujë të pijes.

Lexo po ashtu
Moti sot
“Në Obiliq ne nuk kemi prej të premtes në mëngjes. KRU Prishtina ka thënë reduktime por ne s’kemi furnizim me ujë asnjë orë. As nuk na furnizojnë me kamion e as nuk e lëshojnë kurrë,  tmerr. Po thonë reduktime por po rrejnë”, ka shkruar një nga qytetarët në Obiliq, I cili ka dashur të jetë anonim.

Ndërkohë, zëdhënësja e Ujësjellësit, Arjeta Mjeku ka një përgjigje.

“Reduktimet janë ato por nëse jetojnë në kate të larta mund të mos iu shkoj uji për shkak që mbushin rezervuarët ata që janë ulët me banim”, tha ajo.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026