Rebelët arrestojnë punonjësit e OKB-së në Jemen
Lexohet për: 1 min.
fwwfwf
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka konfirmuar se rebelët Houthis kanë arrestuar 11 punonjës të saj në Jemen.

Burime lokale pranë agjencive të OKB-së thanë të premten se Houthi arrestuan punonjësit në disa rajone të Jemenit.

"Unë mund të konfirmoj se autoritetet de-facto Houthi kanë arrestuar 11 staf të OKB-së që punonin në Jemen. Ne jemi shumë të shqetësuar dhe po kërkojmë shpjegime nga Houthi mbi rrethanat që lidhen me arrestimet," tha një zëdhënës i OKB-së në Nju Jork.

Sipas tij, OKB-ja po përpiqet të sigurojë lirimin e punonjësve përmes të gjitha kanaleve të disponueshme.

Burimet Houthi thanë se "mbrojtja e popullit jemenas nga aktivitetet e inteligjencës është një nga detyrat themelore të shërbimeve të tyre të sigurisë dhe se ata po vepronin në përputhje me ligjin”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024