Reali kalon me lehtësi në finale të Kupës së Botës për klube
Lexohet për: 1 min.
21-Reali
1 vit më parë
Linku u kopjua

Real Madridi e ka siguruar biletën drejt finales së Kupës së Botës për klube.

Pas plot 90 minutave lojë dhe 10 sosh shtesë të zhvilluara, në stadiumin “Moulay Abdallah” u shënuan plot pesë gola, ku Real Madridi triumfoi lehtësisht ndaj skuadrës së Al Ahlyt, raporton KosovaPress.

Reali e mposhti Al Ahlin me rezultat bindës 4:1, ku golashënues te madrilenët ishin Vinicius Junior (minuta e 42’), Federico Valverde (minuta e 46’), Rodrygo (minuta e 90+2’) dhe Sergio Arribas (minuta e 90+8’).

Ndërkaq, golin e nderit për egjiptianët e shënoi Ali Maaloul nga penalltia në minutën e 65’ të ndeshjes.

Me këtë fitore, Reali tani vazhdon në finale të kësaj gare, ku atje e pret skuadra e Al Hilalit.

Rezultati final, 4:1 në favor të Real Madridit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025