Reali i thotë Davies mos ta vazhdojë kontratën te Bayerni
Lexohet për: 1 min.
11-Reali
1 vit më parë
Linku u kopjua

Real Madridi i ka thënë Alphonso Davies që mos ta vazhdojë kontratën e tij te Bayern Munichu.

Sipas “Sky Deutschland”, Davies është duke u këshilluar nga planifikuesi i skuadrës së Realit, Juni Calafat, që të refuzojë çdo bisedim në lidhje me rinovimin e kontratës te Bayerni, raporton KosovaPress.

Thuhet se gjiganti i La Ligas është i gatshëm që të bëjë një ofertë dhe t’i jap mundësinë Davies që ta nisë një aventurë të re në Spanjë.

Davies thuhet të jetë prioriteti i Realit, ndërsa ky i fundit po punon edhe për ta siguruar nënshkrimin e të shumëkërkuarit, Kylian Mbappe.

Bayerni do të detyrohet të dëgjojë për oferta gjatë verës për Davies, nëse ylli kanadez nuk e vazhdon të ardhmen me kampionin gjerman.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025