Reali i beson Viniciusit, mbyll dyert për Mbappen
Lexohet për: 2 min.
Mbappe
1 vit më parë
Linku u kopjua

Forma e jashtëzakonshme e Vinicius Junior në Real Madrid mund të bllokojë lëvizjen e Kylian Mbappes në kryeqytetin spanjoll.

Dëshira e Mbappes për të luajtur për Real Madridin nuk është sekret pasi francezi ishte shumë afër nënshkrimit për “Los Blancos” vitin e kaluar, përpara se të rinovojë marrëveshjen e tij me PSG. Raportet e fundit kishin sugjeruar se lëvizja mund të rikthehej në horizont , por performancat e fundit të Vinicius mund t'i kenë dhënë fund shpresave për një marrëveshje të tillë.

https://kosovapress.com/admin/kritika-e-mbappes-psg-fshin-videon-promovuese-te-biletave/

Braziliani ka qenë në formë të shkëlqyer gjatë dy viteve të fundit dhe ngjitja e tij në majat e futbollit botëror ka bërë që interesimi i Madridit për Mbappen të jetë ftohur ndjeshëm. Sipas “Marca”, jo vetëm që Madridi nuk është i gatshëm të shpenzojë shifra marramendëse, ata besojnë se ardhja e tij nuk do të ishte e frtytshme, përcjellë KosovaPress.

Raportohet se ka një klauzolë në kontratën e Mbappes me PSG që do t'i lejonte 24-vjeçarit të ndërpresë marrëveshjen e tij në verën e vitit 2024, gjë që mund të ndryshojë qëndrimin e Madridit për transferimin e tij. Por me “Los Blancos” që janë në prag të nënshkrimit me Jude Bellingham, ata mund të detyrohen të frenojnë shpenzimet e tyre të ardhshme.

https://kosovapress.com/admin/mbappe-akuzon-psg-n-per-keqperdorim-te-imazhit/

Mbappe po kërkon të sigurojë titullin e tij të pestë në Ligue 1 me PSG-në, i vetmi trofe që mund ta fitojë këtë sezon.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025