Reali dhe Milani në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve
Lexohet për: 1 min.
Liga e Kampioneveeee
1 vit më parë
Linku u kopjua

Dy gjigantët evropian të futbollit, Real Madridi dhe Milani janë gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve për këtë edicion garues.

Real Madridi, ashtu si në ndeshjen e parë, edhe në të dytën e mposhti Chelsean me rezultat 2-0, më të dy golat e realizuar nga sulmuesi Rodrygo në pjesën e dytë, transmeton KosovaPress.

Skuadra e Carcelo Ancelotti kualifikohet kështu në top katërshen e Evropës me rezultat të përgjithshëm 4-0 pas dy ndeshjeve.

Milani nga ana tjetër e eliminoi Napolin, skuadër me të cilën barazoi me rezultat 1-1 në stadiumin “Diego Armando Maradona” me golat e realizuara nga Giroud dhe Osimhen, por që skuadra e Piolit vazhdoi tutje fal fitores me rezultat 100 në ndeshjen e parë.

Nesër, do të mësohen dy gjysmëfinalistët tjetër të cilët do të dalin nga ndeshjet Manchester City-Bayern dhe Inter-Benfika.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025