Reali dhe Bayerni mbajnë qëndrimet e tyre për Davies
Lexohet për: 1 min.
5-Reali, Bayerni
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Real Madridi dhe Bayern Munichu nuk e kanë ndërruar qëndrimin e tyre sa i përket mbrojtësit të krahut, Alphonso Davies.

Bayerni dëshiron që Davies të nënshkruajë një kontratë të re para muajit qershor, raporton KosovaPress.

Në të kundërtën, Bayerni do ta vendosë në shitje Davies pasi që nuk dëshiron që ta humbas yllin kanadez si lojtar të lirë.

Në anën tjetër, Reali e dëshiron transferimin e Davies, po nuk e ka plan që të paguajë 60 milionë euro për të. Shuma e transferimit të tij duhet të jetë më e vogël.

Kushtet personale me lojtarin Reali nuk i sheh problem.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024