Platforma e re online, mundësi për raportimin e korrupsionit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit në mbështetje nga UNDP ne Kosovë, ka lansuar platformën online për raportimin e korrupsionit, e cila do të shfrytëzojë masat e teknologjisë për parandalim të korrupsionit.
Drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj tha ky aplikacion tregon që teknologjia mund të vihet para sundimit të ligjit dhe parandalimit të korrupsionit.
“Ne si agjenci, tentojmë të jemi dëshmitarë dhe shembull i mirë i përdorimit të teknologjisë në mbizotërimin e drejtësisë. Ky aplikacion, i cili do të lansohet sot dhe shumë aplikacione tjera, të cilat janë lansuar në të kaluarën, tregojnë që teknologjia mund të vihet në shërbim të sundimit të ligjit dhe parandalimit të korrupsionit...Ne i kërkojmë secilit qytetar të Republikës së Kosovës që të bashkëpunojë me ne, sepse pjesëmarrja qytetare është fuqia jonë”, tha Buleshkaj.
Ndërsa, kryetari i Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e APK-së, Adnan Rrustemi shtoi se kjo platformë ofron një mënyrë moderne, të sigurt dhe konfidenciale për qytetarët që të raportojnë rastet e korrupsionit.
Gjithashtu, zëvendëspërfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Dudley Tarlton u shpreh se UNDP ka mbështetur APK-në në mënyrë qe të bëhet identifikimi i rreziqeve dhe digjitalizimi i platformës së raportimit.