Reali demoloi Barçën në Superkupë, Vinicius ‘prek’ het-trikun
Lexohet për: 2 min.
Real Madrid v Barcelona - Spanish Super Cup
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Futbollistët e Real Madridit dhe Barcelonës u takuan sonte në finalen e Superkupës së Spanjës në stadiumin “Al-Awwal Park” në Riad.

Madrilenët, të cilët në finale erdhën pasi mposhtën Atletico Madridin, u treguan shumë më të mirë se Barcelona, e cila në gjysmëfinalen tjetër eliminoi skuadrën e Osasunës.

Ekipi i udhëhequr nga Carlo Ancelotti nisi për mrekulli takimin duke arritur te goli i parë qysh në minutën e shtatë përmes Vinicius Junior.

Pas vetëm tre minutash lojë, po i njëjti lojtar dyfishoi epërsinë për madrilenët.

Barcelona dukej se do të rikthehej në lojë pas disavantazhit të shpejtë të madrilenëve, duke shënuar përmes polakut Robert Lewandowski në minutën e 33-të. Por, kjo ishte e tëra që ata mundën të bëjnë.

Serish në skenë gjashtë minuta më vonë del Vinicius për het-trik – 3:1, gol ky i shënuar nga pika e bardhë.

Me rezultat 3:1 për Real Madridin përfunduan 45 minutat e para të ndeshjes.

Në pjesën e dytë nuk pamë një rikthim eventual të Barcelonës. Ekipi katalanas mbeti me një lojtar më pak në fushë në minutën e 71-të, pasi Ronald Araujo mori edhe kartonin e dytë të verdhë.

Skuadra madrilene gjeti edhe golin e katërt përmes Rodrygo në minutën e 64-të, pas të cilës çdo gjë u bë e qartë sa i përket fituesit të Superkupës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025