Real Madridi në kaos këto javët e fundit
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Real Madridi në kaos këto javët e fundit
Real-Madrid foto
07/05/2026 - 20:41
Linku u kopjua

Gjendja brenda kampit të Madridit duket se ka dalë plotësisht jashtë kontrollit, me zhveshtoren e Madridit që po ngjan më shumë me një "fushëbeteje" sesa me një klub elitar.

Pas lajmit tronditës për dërgimin e Fede Valverdes në spital pas përleshjes me Tchouaméni, detaje të reja dhe akoma më shqetësuese kanë dalë në dritë, duke konfirmuar një krizë të thellë disipline.

Këto javët e fundit Antonio Rüdiger ka qenë protagonist i dy incidenteve të rënda me talentin Álvaro Carreras; fillimisht duke e goditur atë (shuplakë) dhe javë më vonë duke bërtitur ndaj tij aq fort sa ekipi e detyroi gjermanin të kërkonte falje publike – incident ky i konfirmuar edhe nga vetë Carreras në Instagram.

Tensionet nuk mbarojnë këtu, pasi edhe ylli kryesor Kylian Mbappé ka pasur një përplasje verbale me një anëtar të stafit teknik, ndërkohë që miliona tifozë kanë nënshkruar peticionin "Mbappé Out".

Fabrizio Romano liston pikat kyçe të krizës në Madrid:

  • Përleshje fizike: Valverde në spital pas konfliktit dy-ditor me Tchouaméni.
  • Bullizëm në stërvitje: Rüdiger godet dhe ofendon vazhdimisht Carreras.
  • Humbja e kontrollit: Trajnimi taktik është reduktuar, ndërsa informacionet po rrjedhin vazhdimisht nga brenda zhveshtores.
  • Përçarja: Shumë lojtarë janë të pakënaqur me angazhimin e njëri-tjetrit në fushë.

Kjo situatë alarmante vjen në momentin më të keq të mundshëm, kur Real Madridi duhet të përgatitet për "El Clasicon" e së dielës.

Presidenti Florentino Pérez pritet të ndërmarrë masa drastike dhe një "fshisë" të madhe gjatë verës për të pastruar këtë atmosferë toksike që po kërcënon të shkatërrojë sezonin e gjigantit spanjoll.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026