Futbollisti Edon Zhegrova ka reaguar pas njoftimit të Federatës së Futbollit të Kosovës se lojtari i Lille, Arijanet Muriq dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i kombëtares për ndeshjen ndaj Qipros.
Zhegrova në një postim në Instagram i ka quajtur të pavërteta raportimet, duke thënë se “do të shihemi së shpejti në fushë.”
Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se largimi i lojtarëve ka ndodhur për shkak se ata kanë thyer rregulloren e ekipit kombëtar.
“Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët Arjanet Muriq, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata. Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së. Ndërkohë, ekipit do t’i bashkohet portieri që ka qenë në listën e pritjes, Faton Maloku nga FC Drita”, thuhet në njoftimin e FFK-së.