Reagon ashpër Trepça ‘89: FFK ndikoi direkt në rezultat
Lexohet për: 2 min.
349244206_629597312157486_5605411095684665643_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Edhe pse e fituan ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Prishtinës, kjo nuk i mjaftoi Trepçës ‘89 për të shmangur rënien në Ligën e Parë për shkak të triumfit të Ferizajt ndaj Dukagjinit në minutat shtesë.

Goli i fitores i Ferizajt ngjalli shumë polemika për shkal të reagimit amatoresk të portierit mysafir, gol që ia siguroi Ferizajt barazhon për mbetje në elitën e futbollit vendor, raporton KosovaPress.

Pas ndeshjes, përmes një komunikate zyrtare, Trepça ‘89 ka reaguar ashpër duke akuzuar Federatën e Futbollit të Kosovës për ndikim të drejtpërdrejtë në rezultat.

Në reagimin e tyre, mitrovicasit bëjnë të ditur se kanë mbajtur një mbledhje urgjente ku kanë shqyrtuar atë që ndodhi në xhiron e fundit të Superligës së Kosovës.

Ky është postimi i plotë i Trepçës ‘89 (pa ndërhyrje):

Deklaratë për media.

Pas mbarimit të ndeshjes së sotshme Kryesia e KF Trepça '89 FC mbajti takim urgjent dhe del me këtë deklaratë.

Së pari urojmë FFK-në për Skandalin e sotshëm ku pa kurrfarë marre dirigjon ndeshjen dhe ndikon direkt në rezultat.

U panë sot dashakëqijtë e Futbollit se si e bastarduan futbollin, se si mbrojti FFK-ja klubet servile të saj, ato klube që e përkrahën gjatë Kuvendit të fundit zgjedhorë.

Nuk është fundi i Botës që bie Trepça'89 nga Superliga por duhet ta dinë se nuk luhet me ndjenjat e një Klubi ndër më të organizuarat në Futbollin Kosovar tash e më shumë se tridhjetë vite.

Kjo çka ndodhi në Ferizaj është fytyra e vërtetë e kësaj Federate.

Kështu është uzurpu ky institucion.

Marre i koftë Komitetit Ekzekutiv, si e ndjejnë vetën ata sot. Si kanë fytyrë të ballafaqohen me Familjar të tyre, Shoqërisë, por për ata fjala marre nuk ekziston sepse ata marren e hajnë me bukë.

Përmes kësaj deklarate Ju kërkojmë falje Sportdashësve Mitrovicas por Jemi klub me traditë dhe do të kthehemi edhe më të fortë.

Përveç skuadrës mitrovicase, në Ligën e Parë ka rënë edhe Drenica.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025