Reagon AGK-ja: Skandaloz deklarimi i Ministres Haxhiu për “lëndën” në Prokurori kundër medieve
Lexohet për: 1 min.
AGK
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është shprehur siç kanë thënë të “shokuar” me deklaratat e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për “dorëzimin e lajmit” në Prokurori për akuzat ndaj dy portaleve kosovare.

“Zonja Haxhiu ka thënë pas përfundimit të një interviste në Prokurori se: ‘Ju e keni parë një lajm në RTK, ku në këtë rast është përmendur Nacionalja dhe Periskopi, u publikua në RTK, unë i kam dhënë informacione edhe Prokurorisë në lidhje me këtë lajm. Kjo është media kredibile. Unë i kam ofruar para prokurorisë ato që i kam parë edhe vetë’. Nëpërmjet kësaj deklarate skandaloze, zonja Haxhiu, ka sulmuar përnjëherë mediat dhe ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë”,thuhet në reagimin e AGK-së.

Asociacioni e ka ftuar ministren Haxhiu që “të përmbahet nga deklarata të tilla, dhe nga partia e saj të ndalë fushatën e rrezikshme akuzuese kundër gazetarëve”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025