Qeveria e Shqipërisë ka reaguar për herë të parë pas votimit pro të kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në një postim në Facebook, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, dha mesazhin e saj duke zgjedhur një shprehje të Shekspirit, ndërsa më poshtë kishte vendosur foton e Berishës në Kuvend teksa vishte xhaketën e tij.
Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 75 vota pro autorizimin e SPAK-ut për arrestimin e deputetit Sali Berisha. Më pas, Kuvendi i dërgoi Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion vendimin që njofton zyrtarisht heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit.
SPAK tashmë ka të gjitha mjetet e nevojshme për të proceduar me arrestimin/ heqjen e lirisë së Berishës nëpërmjet masës së sigurimit. /tch